“Gjeneral jam me gradë edhe nga UÇK edhe nga NATO, por juve ua hoqa maskat”, Haradinaj i kundërpërgjigjet Gërvallës
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Schwartz e cila në një tubim të mbajtur në Deçan e quajti “gjeneral të vetëshpallur”.
Me këtë rast Haradinaj mbrëmë iu kundërpërgjigj asaj gjatë një tubimi që pati me AAK-në.
“Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së pastaj gradën e dytë e kam nga NATO”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.
Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se Gërvalla i ka bërë këto deklarime për disa arsye, të cilat sipas tij, lidhen me heqjen e maskës së kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
“Unë jau kam hjek maskën domethënë ia kam hjek maskën shefit të saj, Albinit. Ia kam pasë borxh atedhut me ia hjek maskën, po ia kam hjek edhe qeben edhe e kam shplu prej qebes”, ka thënë ai në një debat në Kanal10.
Haradinaj ka thënë se kritikat e Gërvallës nuk i lënë përshtypje, por ka theksuar se ministrja Gërvalla do të duhej të fliste më shumë për rezultatet në mandatin e saj katërvjeçar.
“Për mu nuk çon peshë kurgjo. Le të na tregon se cilin rezultat e ka? A i ka sjellë ndonjë njohje këtij vendi?”, ka pyetur ai.