Gjeneral Jashari e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur
09 dhjetor 2021
| 14:59
Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e ka pritur të enjten në takim lamtumirës oficerin për bashkëpunim ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.
Me këtë rast, gjeneral Jashari ka ndarë medaljen për “Shërbim Vetëmohues” për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij.
Major Halbur është vlerësuar lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.