Gjeneral Jashari përcjell stërvitjen e përbashkët të FSK-së me trupat amerikane në Iowa

21 maj 2022 | 20:38

Në kudër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi nga afër trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarët amerikanë në Iowa.

Sipas njoftimit nga FSK, gjeneral Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajorin Benjamin Corell kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së së bashku me ushtarakët amerikanë, gjatë realizimit të  konceptit të ushtrimit të përbashkët.

“Komandanti i FSK-së vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit.

Ndryshe, një ditë më herët Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes dhe avancimit të partneritetit në mes të dy forcave.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tea Trifoni është një nga konkurrentet në edicionin e dytë…