Gjeneral Lahi Brahimaj pret në kullën e qëndresës në Shqiponjë djemtë e heronjve të pavdekshëm
Gjeneral Lahi Brahimaj sot ka pas në vizitë në Kullën e Brahimajve apo siç njihet ne opinion ‘Kulla e Qëndresës’ në Shqiponjë, ish-Jablanicë musafir të pazakonshëm. Gjeneral Brahimajn e kanë vizituar djemtë e bashkëluftarëve të tij, tani heronj të Kosovës, të pavdekshmit Njazi Azemi, Rexhep Bislimi, Ahmet Kaçiku, Gursel Sylejmani dhe Rrahim Beqiri. Kështu ka bërë të ditur vet Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Sot zemra ime u mbush me krenari dhe mirënjohje! Pata nderin të takohem me djemtë e heronjve tanë të pavdekshëm – Njazi Azemi, Rexhep Bislimi, Ahmet Kaçiku, Gursel Sylejmani dhe Rrahim Beqiri. Në sytë e tyre pashë shkëlqimin e të ardhmes dhe forcën e trashëgimisë së lavdishme që bartin.”, ka shkruar Brahimaj.
Njoftimi i plotë:
Sot zemra ime u mbush me krenari dhe mirënjohje! Pata nderin të takohem me djemtë e heronjve tanë të pavdekshëm – Njazi Azemi, Rexhep Bislimi, Ahmet Kaçiku, Gursel Sylejmani dhe Rrahim Beqiri. Në sytë e tyre pashë shkëlqimin e të ardhmes dhe forcën e trashëgimisë së lavdishme që bartin.
Ndërsa dëgjoja tregimet e tyre, ndjeva se sakrifica e etërve të tyre nuk ishte më kot. Këta djem janë dëshmia e gjallë e guximit dhe patriotizmit që na ka sjellë deri këtu.
Takime si ky më kujtojnë se sa larg kemi ardhur si komb dhe sa shumë kemi ende për të bërë. Jam i bindur se me këtë brez të ri, të frymëzuar nga heroizmi i prindërve të tyre, e ardhmja e shqiptarëve është e ndritur. I përjetshëm kujtimi për heronjtë 🇦🇱