Gjeneral Lahi Brahimaj uron djalin e dëshmorit, Naserin e ri, me rastin e diplomimit
23 gusht 2020
| 14:49
Brahimaj ndihet i nderuar dhe krenar me përkushtimin e Naserit të ri, i cili ka arrit që të përfundoj, Bachelor i Arteve në STUDIME TË SIGURISË, në afat rekord.
Siç dihet babai i sapo të diplomuarit, dëshmori i kombit, Naser Brahimaj është vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Postimi i urimit të Brahimajt për nipin e tij, Naserin e ri:
“Naser,
Na ke gëzuar neve të gjithëve, e sidomos e ke nderuar emrin e babës tënd.
Sot edhe ne, vëllezërve të tij, që u rritëm bashkë, ndamë një copë bukë bashkë, që luftuam bashkë, na nderove.
Ai do të ishte sot krenar për ty siç jemi ne.
Urime diplomimi Naseri i ri”, ka shkruar ndër tjera Gjeneral Lahi Brahimaj.