‘Gjeneral Munishi dhe Brigada e Ushtarëve të Rinj të FC Ferizajt’

19 korrik 2023 | 17:30

FC Ferizaj po i vazhdon përgatitjet intensive në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.

Ferizajasit e kanë bërë një postim në rrjetet sociale ku shihet trajneri i njohur kosovar së bashku me disa lojtarë të rinj, të cilët janë produkt i shkollës së futbollit të këtij klubi.

“Gjeneral Munishi dhe Brigada e Ushtarëve të Rinj të FC Ferizajt. Secili më i mirë se tjetri, e secili me potencial të pafund dhe të ardhme të ndritur. Ismet Munishi i beson projektit me lojtarë të rinj. E kaluara e tij është dëshmia se shumë lojtarë përmes këtij trajneri kanë dalë në futbollin evropian, duke i prekur majat e karrierës futbollistike”, shkruan në postimin e Ferizajt.

Munishi e mori në dorë këtë ekip me synimin që ta rikthejë në Superligë menjëherë pasi ta kalojë një sezon në Ligën e Parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, ka vizituar sot…