Gjeneral Rrahman Rama merr pjesë në “Albanian Lion 2018”
Përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini në profilin e tij në “Facebook” ka postuar disa foto ku shihet bashkë me komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman Ramën e shumë ushtarak tjerë gjatë ceremonisë së hapjes së stërvitjes “Albanian Lion 2018”.
Ja postimi i plotë i Ukshinit:
Me Komandantin e FSK-së gjeneral Rrahma Rama dhe ushtarakë të tjerë në sheshin “Nënë Tereza” nê Tiranê gjatë ceremonisë së hapjes të stërvitjes “Albanian Lion”.
Një nga risitë e stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion 2018” është se krahas ushtarêve nga Shqipëria, Kroacia dhe Britania e Madhe, për herë të parë u bënë pjesë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurinë së Kosovës. “Albanian Lion 2018”.
Siq dihet për rreth tre javë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë do të përdorin bazat më të mëdha ushtarake shqiptare, në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare që zhvillohet në Shqipëri.
Rreth 1200 trupa dhe dhjetëra mjete, tokësore, ajrore dhe detare do të angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të zhvillohet deri më datë 30 shtator.