Gjeneral Sandër Lleshi, ministër i ri i Brendshëm i Shqipërisë
27 tetor 2018
| 09:51
Kryeministri Edi Rama teksa ka njoftuar pranimin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, ka treguar edhe emrin që e zëvendëson në këtë post.
Gjeneral Sandër Lleshi do të jetë emri i ri që do ta drejtojë ministrinë e Brendshme bën me dije Rama, duke publikuar edhe propozimin e tij të firmosur dërguar Presidentit Meta.