Gjeneral Xhevahir Geci edhe zyrtarisht i bashkohet PDK-së (video)
08 nëntor 2024
| 16:24
Gjeneral Xhevahir Geci i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë “Një herë në shërbim të atdheut – gjithmonë në shërbim të tij”.
“Një herë në shërbim të atdheut – gjithmonë në shërbim të tij. Luftëtar i orëve të para në UÇK, Gjeneral Brigade në FSK, historian dhe personalitet me vlera të mëdha. Jam i lumtur dhe krenar që gjeneral Xhevahir Geci do të bashkudhëtoj me ne për ta bërë Kosovën ma të mirë. Mirë se vjen, Gjeneral!”, ka shkruar Krasniqi.
Kryetari Krasniqi ka bërë me dije se gjeneral Geci do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.