Gjeneral Xhevahir Geci, kandidat i PDK-së për deputet

06 nëntor 2024 | 15:19

Gjenerali në pension, Xhevahir Geci, pas një karriere të suksesshme në ushtri (UÇK, TMK dhe FSK) ka vendosur ta sfidojë vetën edhe në politikë. Geci do të jetë kandidat për deputet nga radhët e  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Gjeneral Geci është njeri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili që nga vitet e ’90-a, së bashku me Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Nurën, Musë Jasharin, Sami Lushtakun, Osman e Jetulla Gecin, Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarë tjerë ka marrë pjesë aktive në luftë dhe në organizmin të saj. Madje, aksionet e para të gueriles së asaj kohe mbajnë emrin e Xhevahir Gecit.  Ai ishte kudo në beteja. Gjeneral Geci, shquhet për guxim dhe vendosmëri. Ai këto virtyte i ka treguar gjatë dhe pas luftës.

Xhevahir Geci ka shërbyer në FSK  si komandant i Gardës Kombëtare.

I pyetur nga “Epoka e re”, se pse po i hyn garës për deputet, ai është përgjigjur: “Po dua të jap kontributin tim edhe nga ulësja e Kuvendit të Kosovës. Kosova ka nevojë ende për njerëz të pjekur dhe që dinë e mund të vendosim për të mirën e vendit. Kosova ka nevojë për ata që e bënë luftën, sepse vetëm ata dinë dhe mundën ta bëjnë paqen”, është shprehur Geci.

Xhevahir Geci është nga fshati Llaushë i komunës së Skenderajt dhe rrjedh nga një familje atdhetare.

No photo description available.

No photo description available.

May be an image of 2 people and textNo photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të…