Gjeneralbrigade Jeton Dreshaj do t’i ofrojë këshilla për siguri dhe mbrojtje kryeministrit

05 maj 2020 | 21:07

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, për të diskutuar lidhur me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Zyrës së Kryeministrit dhe FSK-së, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, krahas kësaj dinamike, vendosën që gjeneralbrigade, Jeton Dreshaj, të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për kryeministrin.

“Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit”, theksohet në njoftimin e Qeverisë.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës ka humbur tashmë rreth 140 milionë euro…