![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/2B2B605C-6974-47E7-BA5C-A7B8994F60DD.jpeg)
Gjenerali amerikan do të shpallet “Qytetar Nderi” në Deçan
30 mars 2019
| 08:48
Gjenerali amerikan John C. Boyd, sot pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga Kuvendi i Komunës së Deçanit.
Mbledhja për ta marrë këtë vendim si shenjë nderimi për amerikanin do të fillojë nga ora 11:00.
Ndërsa ceremonia solemne e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi”, mbahet në ora 12:00, ku pritet të merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.