![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/5DBD5754-51B4-410A-868F-8081429FC0A8.jpeg)
Gjenerali amerikan kritikon Rusinë për raketat S-300 të instaluara në Siri
Një gjeneral i lartë amerikan të enjten kritikoi ashpër vendimin e Rusisë për dërgimin e sistemit të raketave sipërfaqësore ajrore S-300 në Siri, duke thënë se kjo ishte një përshkallëzim i panevojshëm dhe një reagim i ashpër ndaj rrëzimit të një avioni ushtarak rus atje, muajin e kaluar.
Gjenerali i ushtrisë Joseph Votel, i cili mbikëqyr forcat e SHBA-ve në Lindjen e Mesme, ka thënë se vendosja e raketave gjithashtu duket se lidhet me një përpjekje nga Moska, për të ndihmuar në mburojën ndaj “veprimeve të neveritshme” nga forcat iraniane dhe siriane në vend.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar bombardimin e Sirisë dy herë që kur mori detyrën vitin e kaluar, në përgjigje të përdorimit të armëve kimike nga Siria në luftën civile të atij vendi.