Gjenerali amerikan vlerëson sukseset dhe pjesëmarrjen e FSK-së në ‘Defender Europe 21’
Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjeneral Majorin Ben Corell.
Në këtë takim, Mehaj e ka njoftuar gjeneralin amerikan, mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes, për objektivat që ai ka parashtruar si ministër si për Ministrinë ashtu edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan “Epoka e re”.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, me theks të veçantë për misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit të FSK-së përkrah Gardës Kombëtare të Ajovës në Kuvajt.
Ndërsa i pari i Gardës së Ajovës ka shprehur kënaqësinë që është në vizitë në Kosovë, duke vlerësuar lartë sukseset e FSK-së, sidomos ato aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të programit të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës, duke shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
“Po ashtu edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim të ndarë komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, gjeneral Majorin Ben Corell. Të dy gjeneralët vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GK të Ajovës, duke vlerësuar lartë mundësinë që ju ka dhënë FSK-së të jetë në mision paqeruajtës në Kuvajt, ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta të deri tashme. U vlerësua si shumë e rëndësishme për FSK-në pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.