Gjenerali Clark flet për luftën në Ukrainë: Ky është fundi i Putinit
Redaktori i The New York Postit, Kelly Jane Torrance, përmes telefonit ka zhvilluar një bisedë me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark, me të cilin ka folur për luftën në Ukrainë.
Në pyetjen se çfarë lëvizjesh mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara përtej sanksioneve tani për ta ndihmuar Ukrainën, Clark ka thënë se lëvizja më e rëndësishme tani është që Vladimir Putini të shpallet kriminel lufte.
“Lëvizja më e rëndësishme tani është që presidenti (i ShBA-ve) të shpallë se Vladimir Putin është një kriminel lufte. Kjo jep një levë të madhe diplomatike dhe një nxitje më të madhe për të ndihmuar fushatën”.
“Qeveritë evropiane janë të gjitha të vëmendshme ndaj konceptit të krimeve të luftës, pra duhet të mblidhet mbështetja evropiane. Së dyti, përforcohet Ukraina duke i dhënë mbështetje presidentin Volodymyr Zelensky. Dhe së treti, nëse kalon kjo lëvizje, vjen fundi i Putinit si lider botëror. Është një lëvizje shumë e fuqishme”, ka thënë ai.
Clark ka thënë se Rusia nuk zotëron kufijtë e Ukrainës, sepse sipas tij, këta kufij i përkasin Ukrainës.
“Ukraina është një komb nën kërcënim. Dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, kombet kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë për vetëmbrojtje”, ka pohuar ai.
Duke folur për krijimin e një zone të ndaluar fluturimi të Rusisë mbi Ukrainë?, ai ka theksuar se mbron një zonë ndalim-fluturimi.
“Absolutisht. Hapësira ajrore i përket Ukrainës…”, ka theksuar Clark.
Inetervista në gjuhën anglaze edhe në këtë vegëz: https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fnypost.com%2F2022%2F03%2F02%2Fformer-nato-commander-wesley-clark-urges-us-to-reconsider-no-fly-zone%2F%3Ffbclid%3DIwAR2xmdsV2TqABL8k4jLUM5rdCW3NVlFi-e8TQbEcv2d5kFy_YOLGlLuVQ6c&h=AT3jW_8k0Q5RS-1KlfkjiqlolgaaGnUQ11i74oCDXS18jgriPOzXUqnPDW0AgANJb0OOhx4XRi5J9DOdfAUs5PVIIr2KBNNfIOvkZrgrKMbvVcjJ-817N05O3_iHwzBKSi4bU0bdeo2u