Gjenerali Clark: Kosova ka bërë përparim mbresëlënës drejt demokracisë

07 korrik 2021 | 11:43

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është shprehur i lumtur që po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në një konferencë për medien, ai është shprehur i impresionuar me zhvillimet në Kosovë.

Sipas tij, populli i Kosovës është shembull i mirë për botën. “Jam i nderuar të jem këtu, jam i lumtur të rikthehem në Kosovë, kjo është mundësia e parë që kam pasur për ta vizituar këtë ministri. Jam i impresionuar. Gjatë viteve kam parë përparimin e Kosovës, është një marsh mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë dhe shpresoj edhe për rritjen e prosperitetit ekonomik për popullin e Kosovës”, ka deklaruar ai, pas takimit me ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maya Spielman është një grua që poston rregullisht video në…