Gjenerali Clark: Serbët që kanë bërë krime po largohen nga Kosova
04 prill 2023
| 11:00
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka cituar Ish-gjeneralin amerikan, Wesley Clark, I cili kishte theksuar se janë shumë njerëz që kthehen, janë bërë shumë krime, ka shumë emocione, ka shumë serb aty, që kanë marrë pjesë nër krime.
“Ne ende nuk e dimë sa shumë popullata serbe ka qenë e përfshirë në krime. Shumë prej tyre kanë mundur të marrin pjesë në krime. Disa po largohen. Disa mund të jenë cak i drejtësisë ndërkombëtare.
UÇK-ja ka bërë thirrje për një shoqëri multietnike. Ne besojmë në këtë thirrje!”, kishte thënë Clark!