Gjenerali i lartë i Ukrainës refuzon kërkesën e Zelenskyt për dorëheqje
Volodymyr Zelenskiy i kërkoi komandantit të tij më të lartë ushtarak, Valerii Zaluzhnyi, të largohej, por gjenerali refuzoi duke shkaktuar spekulime se ai do të shkarkohet në vend të kësaj.
Tensionet mes të dyve kanë vazhduar për javë të tëra në mes të dështimit të kundërofensive të verës, por sugjerimi se Zaluzhnyi mund të largohej me forcë, erdhi si një tronditje për shumë njerëz.
Oleksii Goncharenko, deputet i opozitës ukrainase dhe aleat i gjeneralit, tha se ai e konfirmoi që “dje presidenti i kërkoi Zaluzhnyit të jepte dorëheqjen, por ai nuk pranoi ta bënte”.
Ai fajësoi përplasjet e personalitetit për konfliktin.
“Personalisht mendoj se kjo është një ide e keqe. Nuk ka çështje thelbësore mes tyre, por zyra e Zelenskiy ka qenë e shqetësuar se Zaluzhnyi ka bërë deklarata politike dhe jo ushtarake”, tha Goncharenko.
Pritjet që Zaluzhnyi mund të largohejt me forcë, u shfaqën në televizione të hënën pasdite. Disa orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes u përgjigj shkurt: “Të nderuar gazetarë, ne u përgjigjemi menjëherë të gjithëve: Jo, kjo nuk është e vërtetë”, duke supozuar se të gjithë ata që lexonin e kuptonin se për çfarë flitej.
Nuk është e qartë nëse çështja do të përfundojë me kaq. Goncharenko tha se Zelenskiy mund të shkarkojë Zaluzhnyin dhe ta zëvendësojë atë. Ky është një proces që kërkon mbështetjen e ministrit të mbrojtjes.
Zëvendësuesi më i mundshëm do të ishte Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, përgjegjës për operacionet e fshehta kundër Moskës. Budanov u propozua në fillim të këtij viti si një zëvendësues i Oleksii Reznikov si ministër i mbrojtjes, në një tjetër sagë të zgjatur shkarkimi që filloi me periudha të ngjashme spekulimesh.