Gjenerali i parë shqiptar që merr detyrë të madhe në Maqedoni
02 qershor 2021
| 22:16
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë, Artan Grupi, përmes një postimi të bërë në “Facebok”, ka njoftuar se Gjenerali shqiptar Besnik Emini, është emruar komandant i komandës së bashkuar në Kumanovë, pozitë kjo e cila është ndër më të fuqishmet në Armatën e Maqedonisë.
Grubi përmes këtij postimi ka uruar për detyrën e re, Gjeneralin Besnik Emini.
Postimi i plotë i Grubit:
Urime detyrën e re Gjeneral Besnik Emini,
Për herë të parë një shqiptar emërohet komandant i komandës së bashkuar në Kumanovë, komandë kjo e cila është fuqi mbajtëse e gjithë Armatës.
Gjeneral Besniku në mënyrë aktive ka qenë i kyçur në proceset dhe negociatat me NATO-në deri në inkuadrimin dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë.