Gjenerali i UÇK-së falënderon Don Franesin për kontributin e dhënë në luftë

20 shtator 2020 | 16:56

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, e ka falenderuar priftin Don Franes, për kontributin e tij dhënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Ai ka thënë se kujdesi i Don Franes ndaj bashkëluftëtarëve të plagosur, ishte i jashtëzakonshëm.

“Ndjehem i nderuar nga kjo pritje e veçantë e Don Franes. Respekt për punën e Don Franes, para, gjatë dhe pas Luftës. Kujdesi i tij, veçanërisht ndaj bashkëluftëtarëve te plagosur, ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të javës në Premierligë…