Gjenerali i UÇK-së: Përgjithmonë falënderues para sakrificës së të rënëve për liri
12 qershor 2020
| 15:07
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin 21-vjetorit të çlirimit. Ai ka thënë se dita e çlirimit të Kosovës shënon realizimin e ëndrrës stërgjyshore. “Kjo ditë nuk mund të arrihej përpos me betejat e përgjakshme të trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës nga ajri të aleatëve ndërkombëtarë. Përgjithmonë falënderues e të përulur para sakrificës së të rënëve për liri. Kosovë, Urime Dita e Çlirimit”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”. (A.M / Epoka e re)