GJENERALI JACKSON REFUZOI URDHERIN E GJENERALIT KLARK PËR SULMIN E FORCAVE RUSE NË AEROPORT TË PRISHTINËS, NË VITIN 1999
Ismet Sylejmani
Është ndare jeta, Komandanti i parë i forcave të NATO-s në Kosovë Gjenerali Mike Jakson!
Ka mbyllur sytë përgjithmonë, Gjenerali i famshëm anglez i cili hyri triumfalisht në ballë të forcave te KFOR-it në Kosovë!
Gjenerali anglez do të mbahet mend në shekuj, se nënshkroi kapitullimin e Serbisë në Kosovë, dhe i dha fund!
Por do të mbahet mend edhe për refuzimin e urdhërit të Gjeneralit të NATO-s Wesley Klark, për goditjen e forcave ruse në Aeroportin e Prishtinës!
Po të zbatohej urdhëri i sukmit kundër kontigjentit të ushtrisë së Federatës së Rusisë në Kosovë, çështja e Kosovës do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë në favor të popullit shqiptar!
Refuzimi i urdhërit të Gjeneralit Klark, nga Gjenerali Jackson, u bë me arsyetimin, se po të sulmohej kontigjenti i forcave ruse ne Kosovë, do të fillonte lufta e III-të botërore!
Populli shqiptar, të gjitha forcat atdhetare, politiko-patriotike, invalidët dhe veteranët, familjet e dëshmorëve dhe ish-ushtarët e UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, nderimin për Gjeneralin Mike Jackson, do ta mbajnë kurdorë, ai do të mbetet i pavdeshëm dhe me vend nderi në historinë e Kosovës së lirë e të Pavarur nga Serbi pushtuese!
Prishtinë, 16 Tetor 2024!