Gjenerali Lahi Brahimaj kujton Bekimin, Bedriun, Eltonin e Permetin
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula në 20-vjetorin e rënies së tyre.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në çdo 10 gusht, të secilit vit, duhet të rikapitulojmë angazhimin tonë, për të përmbushur amanetin e Bekimit, Bedrisë, Eltonit, Permetit dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, janë “frytarët” që dhanë jetën për të ekzistuar shteti i Kosovës, i lirë dhe i pavarur.
Në çdo 10 gusht, të secilit vit, ne duhet të rikapitulojmë angazhimin tonë, për të përmbushur amanetin e Bekimit, Bedrisë, Eltonit, Permetit dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duhet t’i kujtojmë e nderojmë të rënët, për të mos u përsëritur historia.
Lavdi!