Gjenerali Lahi Brahimaj shpall kandidaturën për deputet

25 nëntor 2024 | 11:38

Gjenerali Lahi Brahimaj ka shpallur kandidaturën për deputet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Brahimaj do të jetë pjesë e listës së AAK-së.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka treguar arsyet e kandidimit për deputet.

“Kandidoj për deputet, në shërbim të popullit. Për 8 vite, u përballa me dinjitet në Hagë. Nuk e kisha shqetësimin për mua, por për trashëgiminë mbi UÇK-në. Neve na u vërtetua pastërtia e luftës dhe kjo ndihmoi po ashtu në shtet-ndërtimin e Kosovës. Iu riktheva angazhimit në bujqësi për mirëqenien e familjes dhe aktivitetit politik për të mbrojtur dhe avancuar shtetin e Kosovës. Kosova e sigurt dhe me zhvillim ekonomik – angazhimi im politik! Asnjëherë nuk kam zhgënjyer popullin tim. Asnjëherë nuk bëj kompromis për interesin e qytetarëve tanë. E tërë jeta ime dhe familjes sime është në shërbim të popullit. Kandidoj për ta përfaqësuar popullin në Parlamentin e Kosovës. Me mua në Parlament, sikurse në Luftë dhe deri më tash në paqe, vetëm do t’i shërbejë popullit! Për Kosovën direkt në NATO”, ka shkruar Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli mori një fitore tejet të vështirë me rezultat 3-2…