Gjenerali nga Shqipëria viziton Ministrinë e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj kanë pritur sot, në takime të ndara, komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë takimeve është çmuar lart bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i frytshëm dypalësh ndërmjet të dy forcave të dy vendeve.
Në këto takime është theksuar nevoja për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën e arsimimit edhe edukimit ushtarak modern.
Vizita e Begajt është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet FSK-së dhe FARSh-së, ku një grup prej 25 pjesëtarëve të Kursit të Lartë të Oficerisë.
/Epoka e re/