Gjenerali që kërkon të bëhet deputet
Një nga risitë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021 është kandidimi i gjeneral Piro Ahmetajt në Qarkun e Vlorës nga Partia Demokratike.
Ahmetaj është i votuar nga anëtarësia Vlorë, e tashmë është konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të PD-se, e duket se emri-risi është mirëpritur nga opinioni publik për betejën e ardhshme zgjedhore.
Pas daljes në rezervë nga shërbimin aktiv në FA, Gjeneral Ahmetaj në nëntor 2019 u zgjodh zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, ndërsa në Janar 2020, është emëruar në funksionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare i kryedemokratit Lulzim Basha.
Rreshtimi në llogoret e politikës aktive, është përshëndetur dhe inkurajuar, siç ka pohuar vetë gjenerali në rezervë, jo vetëm nga disa dhjetra mijëra ushtarakë aktivë ose rezervë dhe komuniteti i sigurisë në mbarë vendin por edhe nga shumë kolegë dhe miq të tij jashtë vendit, në Rajon, Ëashinton, Bruksel, Romë, etj.
Ai po ashtu, është mirëpritur edhe nga qytetarët e Vlorës, ku ai dhe familja ka jetuar deri në 2005, Selenicës, Sarandës, Delvinës, Himarës, dhe shpreson të votohet gjerësisht edhe nga komuniteti Tepelenas, Korcar, Ballshiot, Skraparlli, Librazhdas, etj të ardhur në këtë qark mbas viteve 1990.
Po kush është Gjeneral Ahmetaj, tashmë i rreshtuar me PD në betejën e 25 Prillit?
Vjen nga një karrierë e gjatë (36 vjet) gjithmonë në ngjitje në forcat e armatosura, ku kryesisht, ka kontribuar për integrimin në NATO, reformën e mbrojtjes, dhe në funksionet të larta që ka ushtruar si Përfaqësues i Shqipërisë në NATO , Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe këshilltar ushtarak për dy Presidentë të Republikës, Nishani dhe Meta.
Gjeneral Ahmetaj ka kontribute në përgatitjen e disa marrëveshjeve teknike të anëtarësimit në NATO, dokumentave të Sigurisë Kombëtare si dhe hartuesi i “një draft-platforme me 12 projekte të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes Kombëtare (RSH – Kosovë)”!
Piro Ahmetaj ka përfunduar Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë, i diplomuar “Master në fushën e sigurisë” në Kolegjin e NATO-s, Romë, ndërsa ndjek doktoraturën: “Mbi nivelin e ambicieve të RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE, UN si dhe angazhimeve ndërkombëtare”.
Ka kryer me dhjetra trajnime dhe prezantime në institucionet ndërkombëtare të sigurisë, si: Bruksel, ëashington DC, Neë York, Chikago; Londër, Berlin, Paris, Romë, Gjenevë, Oslo, Otava, Bukuresht, Pragë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj, si dhe ka dhjetra botime për sigurinë kombëtare, Rajonin, në Qëndrën Marshall dhe në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s.
Për kontribute të dalluara veçanërisht në proçesin drejt/pas antarësimit në NATO (1994 – 2020) është vlerësuar me disa medalje dhe dekorata nga autoritetet e larta shtetërore dhe NATO-s.
Nga funksioni aktual i këshilltarit për sigurinë kombëtare të zotit Basha, por edhe 8 vitet e fundit, Gjeneral Ahmetaj, është i njohur publikisht për oponencën për të ndalur: “kriminalizimin e Kuvendit dhe institucioneve të Sigurisë Kombëtare; deformimin e balancave kushtetuese; arrogancën bollshevike; gradimet dhe emerimet me biografi politike të ushtarakëve; sekserët rreth pushteteve si dhe korrupsionin në objektet, infrastriukturat dhe burimet e mbrojtjes së RSH; uljen drastike të buxhetit të mbrojtjes me pasoja në modernizimin e kapaciteteve; mbrojtjen dhe promovimin e interesave ekonomike dhe gjeopolitike të RSH si dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.”!
Në bashkëpunim me ekpsert të fushës nga SHBA, Gjeneral Ahmetaj ka përgatitur dhe rekomanduar “Draft-Platformën-Basha 2021–2025/29” mbi domosdoshmërinë e transformimit rrënjësor të sistemit të sigurisë kombëtare, me fokus:“ Siguri për jetën, shëndetin, pronat dhe mirëqenien e qytetarit; stabilitetin demokratik, mbrojtjen e interesave mbarëkombëtare, vlerave euroatlantike dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO”.
Edhe në kostumin civil, Z. Ahmetaj mbetet mjaft i angazhuar në çështje të sigurisë kombëtare si dhe është përfaqësuar në shumë aktivitete të nivelit strategjik, në ëashingron, Bruksel, Romë, Berlin, Londër, etj, ku nga më të rëndësishmet, përmendim pjesëmarrjen e tij në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, e pasqyruar gjerësisht edhe nga nga mediat dhe portalet.
Gjenerali permend me krenari sesi vitin e fundit mori pjesë dhe në bashkëbisedimin online me Sekretarin e Shtetit të SHBA, ku pasi nënvizoi fort peshën gjeopolitike për dy vendet dhe rëndësine jetike që ka “prezenca e SHBA në Ballkanin perëndimor”, dhe i kërkoi me mirësjellje Z. POMPEO: “nëse SHBA mundet të ri-aktivizojë projektin e Korridorit VIII (Bullgari-Maqedoni-Shqipëri), të ndërlidhur edhe me autostradën e paqes Beograd-Prishtinë (1.2 miliard dollarë), si pjesë e paketës së miratuar nga autoritetet e dy vendeve në dhomën ovale, nën përkujdesjen dhe mbështetjen e Presidentit të SHBA, si dhe ndërtimin e një porti rajonal në afërsi të Vlorës, që lidh Detin e Zi me Adriatikun (?) duke sjellë në kujtesë se ky projekt, është nënshkruar në vitin 1994, nga presidentet e vendeve respektive si dhe i mbështetur nga USA”.
Gjenerali mbetet ndër zërat e spikatur- në rajon në mbrojtje të interesave detare të RSH, si dhe ka artikuluar publikisht domosdoshmërinë kritike të: “hartimit të një strategjie afatgjatë detare, e cila jo vetëm tejkalon “trashëgiminë e sjelljes armiqësore ndaj detit”, por nëpërmjet një Master-Plani (nga studio ndërkombëtare) bën peshimin strategjik të zhvillimit të burimeve detare, ndërtimin e infrastrukturave madhore (porti i lidhur me autostrade dhe hekurudhë rajonale), mirë-menaxhimin burimeve detare dhe ujore në interes të mirëqënies, jo vetëm të qytetareve të qarkut të Vlorës, por të mbarë Kombit si dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave Detare të për ushtrimin e sovranitetit detar dhe mbrojtjen e interesave gjeopilitike të RSH në mesdhe”.
Mbas angazhimit në politikën aktive, gjenerali ka adresuar në media disa mesazhe për zgjedhësit e 25 prillit: që “me fuqinë e votës se lirë të zgjedhim perfaqesues vizionarë, të përkushtuar, te përunjur dhe të përgjegjshëm” rreth një misioni të përbashkët kombëtare: “t‘jua ri-kthejmë kuvendin, demokracinë, pushtetin, pasuritë tokësore, detare, ujore, minerat, naftën, pronat, dinjitetin dhe shpresën bashkëqytetarëve”./abcnews.al