Gjenerali Rahim Ademi: Plani i Rusisë ka dështuar

03 mars 2022 | 23:50

Gjenerali në pension i ushtrisë kroate, shqiptari, Rahim Ademi, ka folur për agresionin që është duke bërë Rusia në Ukrainë.

Ai thotë se forcat ruse në Ukrainë po shkojnë në drejtim të disfatës së sigurt. “Është vetëm çështje kohe”, thotë ai për “Sibenski”.

“Me sa shoh unë, duke parë nga larg, rusët nuk kanë fare strategji lufte”, ka thënë ai.

“Planifikimi i një operacioni për të mposhtur dhe pushtuar një vend dhe popullin e tij nuk është një detyrë e lehtë, por kërkon një mendim kompleks taktik që do të përfshijë forcat e këmbësorisë, artilerisë, ajrore dhe detare, në fakt gjithçka që keni. Deri më tani ata nuk kanë mundur ta bëjnë këtë…”, ka pohuar Ademi.

Ai ka theksuar se sisteme të tilla, të cilat përfshijnë lëshues me shumë raketa (VBR), raketa të drejtuara dhe tokë-tokë, janë të ndaluara sipas të gjitha konventave në veprim kundër qytetit dhe civilëve.

Ademi ka thënë se forcat ruse janë duke hasur në rezistencë. “Ukrainasit i përdorin mirë sistemet e përmendura të dorës për luftime kundër tankeve, ata po sulmojnë kolonat, ndërsa potenciali i madh rus nuk arrin të zhvillohet për luftim”, thotë ai, duke shtuar se për ta pushtuar dhe për ta mbajtur në kontroll një qytet, duhen 100 mijë ushtarë.

Ai tregon se: “Rusët nuk e kanë atë forcë tani për tani, dhe pyetja është nëse dhe kur do ta kenë”.

Gjenerali në pension thotë se rusët kanë probleme në terren me stafin komandues.

“Nëse nuk do të ishte kështu, kolona përballë Kievit nuk do të qëndronte për ditë të tëra si e varrosur. Kjo flet edhe për problemet logjistike me të cilat ballafaqohen dhe me shumë gjasa për dezertimin”, ka pohuar Ademi.

Si një ushtar me përvojë, ai i heq kapelen presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, për të cilin thotë se komandon mirë ushtrinë dhe komunikon shumë mirë me qytetarët dhe publikun.

“Pika kyçe e mbrojtjes së Ukrainës ishte dhe mbetet Kievi. Ai është kryeqyteti dhe Putini ka nisur një operacion për të hyrë sa më shpejt në të, për të prishur sistemin e presidencës dhe komandimin e ushtrisë dhe për të krijuar qeverinë e tij verbërisht të nënshtruar. Pika e dytë strategjike e mbrojtjes duhet të jenë portet e tyre detare, sepse nëse bien në duart e rusëve, do të hapet një drejtim i ri sulmi ndaj Kievit dhe pjesës tjetër të vendit nga jugu dhe një manovër gjithëpërfshirëse rreth qyteteve. Ukrainasit nuk duhet ta lejojnë veten të qëndrojnë të rrethuar në qytete. Është një betejë e gjatë dhe e rrezikshme për sulmuesin, por edhe për mbrojtësit dhe vetë popullatën”, ka thënë ai.

(ZORAN ŠAGOLJ/SD)

https://sibenski.slobodnadalmacija.hr/sibenik/vijesti/hrvatska-i-svijet/rahim-ademi-ruski-plan-se-raspao-a-ukrajinci-ne-smiju-ostati-okruzeni-u-gradovima-sjetite-se-vukovara-i-sarajeva-1172513?fbclid=IwAR0LVmd3P_9jXY7ig3BwTisXuQqD645N4cLmcnPfm9lljEQnoSP_JzVRhZs

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të…