Gjenerali serb kontrollon forcat serbe të vendosura në afërsi të kufirit me Kosovën

04 gusht 2022 | 08:36

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe, gjeneral-nënkoloneli Petar Cvetkoviq, ka vizituar bazat serbe ushtarake të vendosura në kufi me Kosovën, “Merdare” dhe “Trn Veliki” në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe është bindur për “aftësinë e shkëlqyer” të pjesëtarëve të njësisë për të kontrolluar Zonën e Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e “vijës administrative” drejt Kosovës, ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, transmeton Paparaci.

Siç pretendohet gjenerali Cvetkoviq ka kontrolluar gjendjen dhe organizimin e jetës dhe punës në këto baza nën përgjegjësinë e brigadës së tretë të ushtrisë tokësore serbe.

Në fund të vizitës, gjenerali Cvetkoviq falënderoi ushtarët dhe oficerët e angazhuar në ato baza për “aftësitë e treguara dhe qëndrimin profesional ndaj detyrimeve të tyre, duke theksuar se kompetenca dhe morali i tyre i lartë garantojnë zbatimin me sukses të të gjitha detyrave dhe sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë e Serbisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve…