Sylejman Selimi viziton FFK-në
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralin Sylejman Selimi.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi shprehu respektin e tij dhe të KE të FFK-së për vlerat dhe kontributin e gjeneralit në luftën çlirimtare, por edhe për kontributin e tij në kohën kur ishte futbollist, duke i dhuruar një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri” si dhe fanellën e Përfaqësues.
Ndërkaq, gjenerali Sylejman Selimi u shprehu mirënjohjen drejtuesve të FFK-së për mikpritjen dhe njëherësh shprehu ngushëllimet e tij për ish-presidentin Fadil Vokrri, derisa u shpreh i lumtur për sukseset që po arrin Përfaqësuesja e Kosovës në garat ndërkombëtare, si dhe vlerësoi lartë vazhdimin e punës së suksesshme nga krerët e FFK-së.
/Epoka e re/