Gjenerali Wesley Clark nesër viziton Kosovën

06 korrik 2021 | 21:35

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark nesër viziton Kosovën.

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, e ka drejtuar operacionin 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s karshi Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjaku lahet me gjak”. Një mesazh kërcënues u shfaq mes…