Gjenerali Wesley Clark nesër viziton Kosovën, kjo është agjenda e tij

06 korrik 2021 | 15:02

Ish-komandant suprem i forcave të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, nesër (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku fillimisht do ta vizitojë FSK-në.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet duke filluar në orën 10:00 në ambientet e kësaj ministrie.

Sipas njoftimit, gjeneral Clarku do të pritet me nderime të larta ushtarake  nga njësia ceremoniale e FSK-së. “Ceremonia e pritjes  do të mbahet  më 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në orën 10:00,  në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Clarku do të pritet me nderime  të larta ushtarake  nga njësia ceremoniale e FSK-së. Pas takimit,  ministri  Amend Mehaj dhe gjeneral Clarku  do të kenë adresime për media”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka kompletuar transferimin e Barret Benson. Benson…