Gjenerali Wesley Clark sot në Kosovë
15 maj 2018
| 09:50
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark sot viziton Kosovën.
Clark i cili udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në një fushatë 78-ditore kundër regjimit të Millosheviqit do jetë mysafir special i darkës fondmbledhëse gala të quajtur “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K).
Kontributi do të përdoret për të ndihmuar në financimin e bursave për studentët e talentuar dhe të pa privilegjuar.