Gjenerata e re e FSK-së identifikohet me shqiponjën dykrenare

30 janar 2022 | 13:27

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka postuar një fotografi me një shqiponjë dykrenare, e cila ka thënë se do të jetë shenjë identifikuese e kadetëve të rinj.

“Të paepur, të pafrikë” shkruan në mes të shqiponjës së vendosur në një sfond të gjelbërt.

“Kjo është motoja që tani e tutje do të jehojë në emër të gjeneratës 2025. Kadetë të gjeneratës 2025, ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjenerata 2025 e kadetëve të rinj të FSK-së dhanë betimin e tyre solemn më 1 tetor të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Pas ndërhyrjes në krah dhe pasi mjekët…