Gjenerata e re e Toyota 86 debuton më 2021
05 prill 2018
| 22:50
Toyota dhe Subaru janë shprehur të hapura për gjeneratën e re të binjakëve 86 dhe BRZ, ndërsa tani një raportim i ri ka nxjerrë në pah se çka pritet nga veturat e reja sportive.
Detaji kryesor është se motori 2.0-litërsh do të zëvendësohet me një më të fuqishëm 2.4-litërsh. Sipas “The Japan Times”, modeli do të jetë më i ulët se gjenerata e kaluar.
Nuk dihet akoma për fuqinë e Toyotas 86 të ri, por pritet që ai të ketë rreth 260 kuajfuqi.
Sipas raportimit, modeli do të debutojë më 2021.