Gjenetika: themel i patrandur i ndërlidhjes ShBA – Kosovë

12 tetor 2024 | 11:33

Hasan Mujaj

Një zyrtar i lartë amerikan tha: “ ne kemi disa mospajtime me Qeverinë e Kosovës, mirëpo qëndrojmë pranë popullit e shtetit të Kosovës.” Këtë ndërlidhje me Amerikën duhet ta ruajë dhe ta ndjekë në vijimësi shteti i Kosovës!

Lidhja gjenetike shqiptare – amerikane nuk është plotësisht e njohur nga opinioni i gjerë shqiptar as i huaj. Ajo, sipas dëshmive shkencore të Institutit të Biokimisë dhe të Gjenetikës në qytetin Schafhausen të Zvicrës, në hulumtimin gjenetik të liderëve botërorë, të datës 4 maj 2012, shihet se i ka rrënjët shumë të hershme: që nga themelimi i ShBA – së shtet sovran.

Sipas rezultatit të këtij hulumtimi, dëshmohet me të dhëna faktike se kryetari  i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington ishte me prejardhje shqiptare. T’i shtrojmë dhe t’i vështrojmë më gjerësisht faktet dhe konstatimet e këtij Instituti kredibil dhe me rëndësi të madhe historike, politike, ndërkombëtare etj. Zatën, të dhënat pragmatike, shkencërisht të verifikuara, dëshmojnë se, sipas rezultatit të hulumtimit shkencor, “ presidenti historik i ShBA-së, George Washington është me prejardhje shqiptare.”

Ai ishte gjeneral; ishte lideri kryesor politik dhe ushtarak i ShBA- së për rreth një çerek shekulli; ishte në ballë të vendit kur u shkrua Kushtetuta e shtetit, ishte kryetari i parë i ShBA-së dhe u quajt “ baba i kombit “ amerikan. Ai ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe i Marije Balës: “ Die Mutter von George Washington war Mary Ball ”, d.m.th.: “ Nëna e George Washingtonit ishte Mary Ball “-  thuhet në shkrimet e Institutit. Në tekstin e Institutit të përmendur, ndër të tjera, shkruan se Marije Bala ishte shqiptare e prejardhur nga fshati Siniq, komuna e Deçanit.

Gjuhëtari i shquar nga Instituti i Linguistikës i Universitetit Berkley të Kalifornisë, Albert Myko sjell shënime të bazuara në fakte të prejardhjes shqiptare të nënës së George Washingtonit, në të cilat mbështetet edhe Instituti i Schafhausenit për të përshkruar udhëtimin e prindërve të Marije Balës nga Raguza (Dubrovniku i sotëm) dhe vendosja e tyre në Lively të Virgjinisë në vitin 1706. Kjo lëvizje përshkruhet në veprën biografike “ Mary Ball Washington” e autores Virginia Carmichael, botuar në vitin 1850. “ Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në ShBA, në vitin 1708.”

Në këtë vepër gjuhëtari A. Myko vë re me të drejtë se prejardhja e familjes Balaj nga fshati Siniq ka të bëjë me emërtimin e fshatit të sotëm Isniq të komunës së Deçanit nga veprimi i fenomenit fonetik i quajtur metatezë që do të thotë ndërrim i vendit të tingujve brenda fjalës: Siniq – Isniq.

Prof. Myko shkruan se “ kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i ShBA-së vetëm para pak kohe.”

Në tekstin e Institutit të Schafhausenit shkruan se kryetari i ShBA-së George Washington la një “ letër amanet “ në të cilën thuhet se Amerika t’i mbrojë shqiptarët “ në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.” …”nuk ishte e rastit që Biden, kur ishte zëvendëspresident, e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës.” (ish- kryeministrin H. Thaçi).

Presidentët amerikanë për shqiptarët

Ёshtë vënë në dukje se çdo president i ShBA-së e ka si obligim kushtetues ta lexojë dhe t’i përmbahet në praktikë amanetit në letër të themeluesit të ShBA-së shtet sovran- George Washington. Dhe, vërtet kjo përkujdesje e presidentëve amerikanë për të drejtat kombëtare, ekonomike, politike etj. për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi, është përfillje dhe zbatim i letrës porosi e “babait të kombit” amerikan, kryetarit apodiktik- Xhorxh Vashington.

Gjurmuesi prominent amerikan Carl Woodward, si autor i disa veprave rreth veprimtarisë së kryetarëve amerikanë dhe Shtëpisë së Bardhë, në vitin 2004, publikoi veprën me titullin “ Shtëpia Clinton“.

Ai, gjatë kërkimeve në arkivat e Uashingtonit, kishte gjetur “një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit në lidhje me shqiptarët.” Biografi i presidentëve amerikanë shkruan t’ia ketë treguar atë letër kryetarit Clinton, i cili i kishte thënë: “ E kam parë Carl, e kam parë…”

Publicisti i shquar Carl, fitues i shumë çmimeve të larta për veprimtarinë e tij të pasur, shkroi se Letrën e G. W. nuk e kishte analizuar në veprën për Clintonin pasi kishte parashikuar të shkruante një vepër të veçantë për presidentin George Washington në të cilën do të paraqiste të dhëna rreth prejardhjes së tij shqiptare. Madje publicisti Woodward bëri të ditur se vepra e tij e ardhme për testamentin e kryetarit G. W. do ta ketë njërin nga këta dy tituj: “ George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë “ ose: “ Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës.“

Ka rëndësi të hulumtohet se a është botuar kjo vepër e Carl Woodward, i cili, në shkrimet për presidentët amerikanë, sjell shënime edhe për shumat e mëdha financiare për Jugosllavinë që i ofroi kryetari Riçard Nikson në një takim me Titon në vitin 1970 me pikësynim që të zgjerohej dhe të ngrihej pozita juridike e Kosovës në nivelin e njësisë federale të Jugosllavisë.

Prandaj, s’ është habi që, po nga ky vit, më 1970 dhe në vijimësi gjatë viteve të 70-ta, u panë ndryshimet dhe arritjet e mëdha për Kosovën në disa fusha të veprimtarisë p. sh.: u themelua Universiteti i Prishtinës, u hapën studimet pasuniversitare në degët: gjuhësia shqiptare, letërsia shqipe dhe historia; u zgjerua dhe u zhvillua bashkëpunimi arsimor, kulturor, shkencor, ligjërime universitare, vizita reciproke me Shqipërinë dhe zhvilime të tjera.

Ky avancim u trupëzua, sidomos me Kushtetutën e vitit 1974. Dhe, jo vetëm kaq. Ndihma financiare e Amerikës sipas një “ diskutimi mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan- Jimmy Carter, do të vazhdonte edhe për vitet 1980- 1990. Për këtë Tito ishte pajtuar ” që Kosovës t’i jepte statusin e republikës.” Por, Tito vdiq në vitin 1980 dhe serbët reaguan edhe për autonominë që i ishte dhënë Kosovës, të cilën e shfuqizuan me diktat e detyrim.

Në historinë e politikës shqiptare është me rëndësi të veçantë roli i kryetarit amerikan Th. Woodrow Wilson, i cili bëri ndërhyrje relevante  në takimet e ndryshme ndërkombëtare që të lartësohej pozicioni politik i Shqipërisë. Gazetari C.Woodward rhekson se “ nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Wilson e kishte lexuar këtë letër…( të presidentit George Washington).

Pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë

Thoma Woodrow Wilson qe presidenti i njëzet e tetë i ShBA-së. Ai dha kontribut tejet të madh madje të padiskutueshëm për ta mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë nga shtetet që pretendonin të rrëmbenin pjesë të saj.

Kështu Italia synonte ta aneksonte Vlorën; Greqia – pjesë të hapësirave përreth Gjirokastrës ashtu siç pretendon politika aktuale e Serbisë sot ta marrë Veriun e Kosovës. Presidenti Wilson reagoi: hodhi poshtë këto qëllime antishqiptare; ai nuk lejoi ndarjen e Shqipërisë; kërkoi të miratohej parimi i vetëvendosjes së popujve. Ai ka merita të mëdha për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Sikundër shihet pa ndërhyrjen e presidentit amerikan Shqipëria nuk do ta kishte shtrirjen gjeografike që e ka sot. Përkushtimi politik i tij për të drejtën e çështjes shqiptare qe aq i madh, saqë u quajt edhe “ avokat “ i saj. Arritjet brilante historike, politike etj. të kryetarit Wilson për shqiptarët dhe për shtetin e tyre bënë jehonë të madhe edhe në mediet në gjuhën angleze, por edhe në gjuhën shqipe të mërgatës shqiptare në ShBA. Gazeta “ Dielli,” që drejtohej nga Fan Noli, u bë zëdhënëse afirmative e veprimtarisë politike të kryetarit amerikan për forcimin dhe zhvillimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Këtë përkushtim, shkëmb i pathyer i presidentit amerikan, e lartësoi dhe e hyjnizoi përmes shkrimeve edhe Faik Konica dhe veprimtarë të tjerë të mërgatës shqiptare në ShBA.

Faktet flasin se përkujdesjet pragmatike të shtetarëve amerikanë për Kosovën janë dëshmuar përherë gjatë historisë, por edhe sot. Me gjithë konfirmimin e kohës së fundit nga ndonjë zyrtar i lartë amerikan se “ ne kemi disa mospajtime me Qeverinë e Kosovës, mirëpo qëndrojmë pranë popullit e shtetit të Kosovës.”

Implikatura e këtij qëndrimi të ndonjë zyrtari amerikan nënkupton të dhënën se qeveritë ndërrohen, por mbështetja e Amerikës për Kosovën, do të jetë e përhershme. Këtë ndërlidhje duhet ta ruajë dhe ta ndjekë në vijimësi shteti i Kosovës.

Më në fund do thënë: qe presidenti B. Klinton ai, i cili ndoqi gjurmët e pararendësve të tij  për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe ndërhyri për ta ndaluar gjenocidin e Milosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai, përmes emisarit R. Hollbruk, i ofroi Beogradit zyrtar mundësinë e marrëveshjes paqësore për çështjen e Kosovës, por Milosheviqi nuk e pranoi paqen, veçse e deshi luftën, e cila përfundoi me dorëzimin e atij që e nisi – të Milosheviqit, i cili u detyrua ta nënshkruajë kapitullimin. Pas kësaj arritjeje – fitores lapidare me luftë, edhe ecuria politike për shpalljen e pavarësisë së Kosovës po kështu e ka themelin në strategjinë politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky konstatim gjen mbështetje edhe në deklarimin e presidentit amerikan Xh. Bush nga vizita historike e tij në Shqipëri, në Tiranë, më 10 qershor 2007, me ç’ rast tha: “ Kosova sa më shpejt ta shpallë pavarësinë.”

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë pritet të mbajë sot mot me diell dhe…