Gjeniu tetëvjeçar belg do ta nisë universitetin
02 korrik 2018
| 11:45
Një djalë belg ka mbaruar shkollën e mesme në moshën tetëvjeçare, pasi më parë kishte përfunduar studimin gjashtëvjeçar në vetëm një vit e gjysmë.
Laurent Simons, babai i të cilit është belg dhe nëna holandeze, ka një nivel zgjuarsie (IQ) prej 145 sipas prindërve të tij. Ai arriti së fundmi të diplomohej njësoj me 18-vjeçarët.