Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike

22 maj 2023 | 11:29

Dr. Sc. Salihe Salihu

Libri Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridke me autor Prof. Dr. Arsim Bajrami është një libër që me tërësinë e vet ka sjell një argumentim kronologjik për të dëshmuar se në Kosovë është kryer gjenocid klasik. Autori këtë klasifikim e bazon në shqyrtimin e aspekteve juridike dhe në referimin analitik të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit dhe Gjenocitit (KPDKGJ -1948). Në shqyrtimin e aspekteve juridike duke e bashkangjitur analizën e kritereve të kësaj Konvente autori nënvizon se juridikisht plotësohen të gjitha kriteret që Serbia ka kryer vepra gjenocidale mbi popullin shqiptar në Kosovë. Me ingredienca juridike të bollshme autori arrinë tek konstatimi i prerë se gjenocidi i kryerë në Kosovë është një fakt që Serbia nuk mundet as ta relativizoj e as ta mohoj, përkundër vazhdimit të tendencave serbe që ta mohoj kryerjen e gjenocidit në Kosovë edhe pas njëzet vjetëve të përfundimit të Luftës.
Autori në mënyrë të sistematizuara ofron argumentet e kryerjes gjenocidale të serbeve mbi shqiptarët. Përvec ideatorve të racimit serb në libër argumentohet edhe për udhëheqësin e fedratës jugosllave, Titon, i cili nën karismën e liberalit tha udhër kundër të drejtës së popullit shqiptar për vetëvendosje duke e diskualifikuar Rezolutën e Bujanit me falsifikimin ordiner përmes Rezulutës së Prizrenit. Rezoluta e Prizrenit ishte një aneksim i dhunshëm nga Serbia që i ndryshoj rrethanat në dëm të shqiptarëve përmes administrimit ushtarak në Kosovë.
Fuqia argumentues e librit për të dëshmuar për kryrjen e gjenocidit serb në Kosovë pushon në tri drejtime. Në drejtimin e parë, gjenocidi i kryer argumentohet në pesë kriteret e KPDKGJ dhe të gjitha këto kritere janë pjesë të përmbushura dhe që plotësisht mund të identifikohen me kryerjen e veprimeve të Serbisë mbi shqiptarët. Drejtimi i dytë është argumentimi rreth nxitjes dhe urdhëresës për kryerjen e veprave gjenocidale nga udhëheqësia më e lartë e shtetit të Serbisë. Në drejtimin e tretë ky libër argumentues është i fokusuar në hedhjen poshtë të mohimit të gjenocidit dhe shqyrtimin e mundësisë për përgatitjen e padisë së Kosovës kundër Serbisë, për gjenocidin e kryer mbi popullatën shqiptare në Kosovë.
Po ashtu trajtimi argumentues i gjenocidit serb të kryer në Kosovë është ndarë në tri etapa zhvillimore. Në etapën e parë është përmbledhur zhvillimi i konceptit ideor gjenocidal serb dhe zbatimit të tij mbi shqiptarët gjatë shekullit XVIII. Etapa e dytë paraqet zbatimin e gjenocidit serb që përfshinë periudhën që nga Konferenca e Bujanit e deri te miratimi i Kushtetuës së vitit 1974-të. Ndërsa etapa e tretë përfshinë peirudhën e vitit 1989 kur u suprimua Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974-të dhe pasojat pas kësaj periudhe. Të gjitha këto faza janë të ndërlidhura nëpër faqet e 10 kapitujve të librit, duke filluar me një parathënie e përmbyllur me një përfundim dhe rezyme ku gjerësisht janë dhënë fakte e argumentuar juridikisht që krimet serb ishin ndërmarrje shtetërore e organizuar, planifikuar dhe implementuar nga udhëheqja e shtetit serb.

No description available.

Vëmendje shqetësuese në libër është shprehur edhe ndaj autorëve që e shmangin përdorimin e terimit gjenocid i kryer por përdorin eufemizëmën krime lufte në rastet kur shkruhet apo flitet për Kosovën. Prandaj, autori ka drejtuar kritika ndaj studjuesve ndërkombëtar që përdorin qasjen eufemizëme për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Kritikat është koncentruar në këtë qasje sepse largimi nga përdorimi i shprehjeve koncize sjell pengesa në zbardhjen e vërtetës mbi gjenocidin e kryer. Krimet gjenocidale serbe sipas kritereve të KPDKGJ mund të gjenden në të gjitha sferat e jetës së shqiptarëve e të rangohen një nga njën duke filluar nga ato sociale, kulturore, gjuhësore, kombëtare, religjioze, ekonomike, shëndetësore, rrezikimi i lirisë individuale e deri te eliminimi apo spastrimi i Kosovës nga popullata shqiptare. Qasja e rezervuar për të dëshmuar të vërtetën se cfarë ka ndodhur në Kosovë sipas autorit dëmton jo vetëm të kaluarën dhe të sotmen por edhe të ardhmen. Ky është gabim i rënd sepse pengon apo ngadalëson mundësin që të dretyroj kryesit e gjenocidit të pranojnë dhe të reflektojnë mbi veprimet e kryera. Mohimi i kryerjes së gjenocidit është shkalla e fundit e kryerjes së gjenocidit prandaj duhet me të gjitha format të ndalohet ky mohim dhe të ndëshkohen veprat gjenocidale.
Libri, kaq voluminoz me përmbajtje të argumenteve juridike ka dëshmi të mjaftueshme se si janë bërë shekeljet juridike që Serbia ka përdor për të përgatitur terrenin që ta kryen gjenocidin mbi shqiptarët. Në analizën e këtyre aspekteve juridike vëmendje të posacme autori i kushton Kushtetutës së Kosovës së vitit 1974 në të cilën është sanksionuar mëvetësia politike e territoriale si dhe elementi konstituiv në federalizmin jugosllavë. Me këtë sanksionim Kosova kishte të drejtë të kërkonte vetëpërcaktim statutor konstituiv pas desintegrimit të federatës jugosllave. Prandaj, pushteti serb u kujdes për ta rrënuar këtë të drejtë dhe ndërmmori masa anti-kushtetuese dhe rriti veprimtarinë gjencidale në Kosovë pas suprimimit të Kushtetutës 1989. Veprimet gjenocidale ishin transparente që nga viti 1980 por transparenca e krimeve gjenocidale vazhdonte të rritjet deri sa UCK-ja me aleatin e saj NATO-në ndërprenë gjenocidin në vitin 1999-të.
Autori me mjeshtri e trajton edhe gjendjen e pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe në kapitullin e fundit konstaton se Republika e Kosovës duhet ta trajtojë gjenocidin e kryerë nga serbët dhe të ngritë padi kundër shteti të Serbisë. Në të vërtetë vetë libri është një padi ndaj shtetit të Serbisë dhe mu për këtë arsye padyshim se ky libër do jetë një bazë e qëndrueshme që të përdoret për përgatitjen dhe përpilimin e padisë së Republikës së Kosovës kundër Republikës së Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë me dije se…