‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ alarmon për rrezikun nga vendimet e gjykatave që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë!
Kryetari i Degës së Kosovës i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bujar Dugolli, ka dorëzuar zyrtarisht në institucionet e drejtësisë një parashtresë, ku sipas kësaj qendre, Departamenti për krime lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë ka shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!
Kjo shkresë i referohet rastit të Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.
Në këtë kontekst, Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ ka alarmuar për rrezikun nga vendimet e gjykatave vendore që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë!
Më 15 korrik 2024, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, kishte shprehur publikisht shqetësimin e vet për shkeljet e rënda që ka bërë Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, në rastin e rikualifikimit të veprës penale të krimit në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, duke e degraduar në shkallën më të ulët të krimeve të rënda të parashikuara me të drejtën penale ndërkombëtare, në krime lufte!
Parashtresën e plotë drejtuar sistemit të drejtësisë mund ta lexoni: KËTU