‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’: Kërkojmë përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë!

08 qershor 2021 | 22:49

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përmes një reagimi për media ka theksuar se mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara që mori përsipër vazhdimin e lëndëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi vërtetoi dënimin me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, si njërin nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin kundër muslimanëve në Bosnje.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka kërkuar përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Ky vendim ngjall shpresa se një ditë do të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ kërkon mobilizim të gjithanshëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare për domosdoshmërinë që të njihet krimi i gjenocidit që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë dhe të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për këtë gjenocid”, thuhet në reagimin e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka reaguar në lidhje me diskriminimin që…