GJEOGRAFIA E DHEMBJES
22 nëntor 2019
| 15:52
SHKELZEN HALIMI
GJEOGRAFIA E DHEMBJES
Në këtë rrugë pa fund ma plagose rëndë gjumin
Kthehem në heshtje për ta vizatuar gjeografinë e dhembjes
Askush nuk më sheh në këtë mesnatë me orë të prishur
Me etjen e ushunjëzës dhe urinë e egërsirës
U jep fund pamjeve melankolike
Le të mbetet plagë e Gjergj Elez Alisë
Këngë e pa kënduar, shpresë e pa lindur
KAMBANË
Ja edhe kjo ditë po ik si çdo ditë tjetër
Makthi i mëngjesit mbulohet me terrin e natës
Që lëshohet para syve tanë
Më vjen pas krijesa që s’i besoj
Edhe në këtë udhëtim pa fund
Ja tek shfaqesh në formë hije
Me kambanën e vdekjes
Rrugëve të humbura
Ku heshtja vret pa mëshirë