![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_2548.jpeg)
Gjeorgjia kalon në epërsi ndaj Portugalisë
26 qershor 2024
| 21:36
Gjeorgjia kaloi në epërsi ndaj Portugalisë në minutën e dytë. Goli u realizua nga Khvicha Kvaratskhelia.
Gjeorgjia dhe Portugalia po luajnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit F.
Portugezët kanë kaluar tutje si lider, ndërsa gjeorgjianët duan të bëjnë histori duke kaluar grupet në pjesëmarrjen e parë të tyre në Kampionatin Evropian.