Gjeraj: Ballkani është një ‘minikombëtare’ e Kosovës

16 korrik 2023 | 17:46

Ish-futbollisti i Lirisë dhe i shumë skuadrave të tjera kosovare, Robert Gjeraj e ka konsiderua Ballkanin si një “minikombëtare të Kosovës”.

Ai thotë se ky klub po e bënë krenar të gjithë shtetin e Kosovës me paraqitjet në arenën ndërkombëtare dhe çelësi i suksesit të tyre është disiplina dhe profesionalizimi.

“Ballkani na ka bërë krenar të gjithë shtetin. Mund të them që Ballkani është minikombëtare e Kosovës, po luan shumë mirë dhe po tregon që ne mund të bëjmë më shumë në garat evropiane, këtë e ka vërtetuar edhe vitin e kaluar edhe tani. Kam pasur fatin t’i shoh duke bërë stërvitje edhe në Prizren sa ishin duke e rregulluar stadiumin, e kam parë që janë një ekip shumë e disiplinuar, e kanë një trajner shumë të mirë, kanë profesionalizëm në ekip, mirëpo më e mira e tyre është që ata janë shumë kërkues. Nuk kanë vetëkënaqësi, nuk kënaqen me pak. Unë jam shumë i lumtur që Ballkani ka ecur tutje dhe shpresoj që ta kalojë Ludogoretsin sepse ata janë një ekip që e kanë mposhtur Romën vitin e kaluar, mirëpo e kemi parë që nuk është e pamundur”, ka thënë Gjeraj për KosovaPress.

Ballkani në këtë edicion po merr pjesë në Ligën e Kampionëve ku në sfidën e parë e ka mposhtur Ludogoretsin në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja kthyese zhvillohet të martën në Bullgari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kapitull i ri në sagën gjyqësore të Donald Trump…