Gjeraj, kapiten i Lirisë
11 shkurt 2020
| 14:44
Kryesia e KF Liria në bashkëpunim me shtabin teknik dhe futbollistët vendosi unanimisht për kapitenin e ri.
Kjo detyrë i është besuar futbollistit veteran Robert Gjeraj, kurse zëvendës të tij do të jenë Valon Bytyqi dhe Fatih Krahoda.
“Falënderoj bashkëlojtarët, kryesinë dhe shtabin teknik për besimin e dhënë. Mendoj që secili nga ne të tretë, ka mund të jetë i pari në këtë detyrë. Na duhet shumë punë dhe angazhim që bashkëarishtë ta dërgojmë skuadrën drejt suksesit, e që objektiv i yni është Superliga”, ka thënë Gjeraj për faqen zyrtare të klubit.
Ai, ka ftuar qysh nesër tifozët të përkrahin skuadrën me Feronikelin, në ndeshjen e 1/4 të Digitalb Kupës së Kosovës.
/Epoka e re/