Gjeraj, i pavendosur për të ardhmen
07 qershor 2018
| 17:47
Një nga lojtarët me përvojën më të madhe në futbollin e Kosovës, Robert Gjeraj, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Kontrata e mbrojtësit që iu bashkua në janar skuadrës pejane ka përfunduar. Gjeraj, i kontaktuar nga “Epoka e re”, ka thënë se ende nuk ka diçka rreth të ardhmes së tij, por ka bërë me dije se klubi i ri do të mësohet së shpejti.
/Epoka e re/