
Gjeraj tregon si refuzoi ofertën e klubit shqiptar për mos ta lënë nënën vetëm
Ish-futbollisti i njohur tanimë trajner me profesion, Robert Gjeraj, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Ai ka rrëfyer se si kishte refuzuar ofertën e klubit të njohur shqiptar Vllaznisë, vetëm për të mos e lënë nënë vetëm në shtëpi.
“Në 2008 kur e morëm kupën me Vëllaznimin, unë kam qenë me pa, nuk e di kush ka qenë me pa. Edhe Ilir Nallbani luante në Vllazni të Shkodrës”.
“Më kanë para ata duke luajtur, iu kam pëlqy. Në atë kohë Elvin Beqiri më duket e ka lënë futbollin, unë luaja mbrojtës i djathtë”.
“Mua në prill më vdiq babai, në qershor ka qenë finalja e Kupës nuk i kishte as dy muaj. Ende nuk ishte ambientuar me humbjen e babait dhe nëna nuk ishte mirë, por hajt thash ta provojë te shoh”.
“Mbas 2-3 ditëve i tregova nënës sime po e pashë që ajo po mërzitet. U bën tri ditë dhe thashë unë po du me u kthy, nuk kam mundësi unë ta lë nënën vet”.
“Në atë kohë Vllaznia luante në Europa League me Napolin. Ma bënin ata ke me lujtë me Cavanin, Lavezzin. Ëndërr e kisha, por ta lë nënë vet për futboll, edhe një herë të rikthehesha në kohë do ta merrja të njëjtin vendim”, ka thënë Gjeraj.