Gjërat që Meghan Markle nuk guxon t’i bëjë pas martesës me princin Harry
Më 19 maj të vitit 2018, aktorja dhe blogerja e njohur amerikane, Meghan Markle, do të lidhë kurorë me trashëgimtarin e familjes mbretërore, princin Harry dhe jeta e saj duket se do të ndryshojë krejtësisht.
Nëse më parë Meghan mund të lyente thonjtë si të donte, të ulej këmbëkryq apo të mbante çanta të mëdha apo sandale ortopedike, të bënte “selfie” të çuditshme apo ta ekzagjeronte me veshjet, tashmë asaj këto gjëra do t’i ndalohen me ligj, shkruan “TCh”-ja.
Më poshtë është lista e disa prej gjërave që ajo nuk do të guxojë t’i bëjë:
Nuk duhet të bëjë “selfie”.
Nuk duhet të dalë vetëm në publik.
Nuk duhet të japë autografe.
Nuk i lejohet të votojë.
Nuk duhet të veshë fustane të tejdukshme, si ai i fejesës që kushtoi plot 75 mijë dollarë.
Nuk duhet t’i lyejë thonjtë me manikyr të errët.
Në gardërobën e saj nuk duhet të ketë asnjë palë këpucë me takë ortopedike.
Nuk duhet të mbajë çanta të mëdha.
Nuk duhet të marrë pjesë në evenimentet e modës.
Këmbët nuk duhet t’i kryqëzojë asnjëherë kur ulet.
Duhet të shtrihet në shtrat pasi mbretëresha të ketë shkuar në dhomën e saj.