Gjergj Dedaj emërohet ambasador në Maqedoni (Dokument)
06 gusht 2018
| 16:09
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka emëruar Gjergj Dedajn ambasador të Republikës së Kosovës në Maqedoni.
Dedaj deri më tani ka ushtruar postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
Gjergj Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” e ka bërë me dije këtë lajm.
Postimi i plotë ti tij:
Në një mision të ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën!
Falënderoj presidentin e Republikës së Kosovës, HT Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë!