Gjergj Dedaj: Ka pas individë në parti që kanë bërë dezinformata kundër UÇK-së

06 nëntor 2023 | 12:05

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Gjergj Dedaj ka përshkruar raportet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur me partitë politike shqiptare në Prishtinë gjatë kohës së luftës.

Dedaj ka thënë se forca politike në Prishtinë e ka shikuar me xhelozi UÇK-në.

“UÇK-ja që nga shfaqja e saj e parë publike më 28 nëntor ’97 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë domethënë është shikuar me rezervë,  por ajo filloi të rritej, të hapej dhe të gëzonte respekt gjithë andej Kosovës dhe forcat politike në Prishtinë e kemi shikuar me xhelozi”, ka thënë Dedaj.

I pyetur se a ka pasur tensione në mes të UÇK-së dhe forcës politike në Prishtinë, Dedaj ka thënë se ka pasur moskoordinim.

“Moskoordinim ka pasur. Mosinformim dhe të flas për udhëheqje politike, partitë politike në Prishtinë e kanë shikuar me droje dhe më shumë shqetësim shfaqjen e UÇK-së, kësaj guerile që në fakt doli ta bëjë realitet lirinë e Kosovës. Ka pas edhe individë në parti që kanë bërë dezinformuata kundër UÇK-së dhe unë kam pas dëshirë që të shkojë vetë në ato zona duke rreziku jetën tonë”, ka thënë Dedaj.

Po ashtu, Dedaj ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i UÇK-së pasi sipas tij, jo të gjithë kanë pasur guxim.

“Nuk kam qenë sepse nuk kemi pasur të gjithë atë guxim, atë nder dhe atë privilegj me qenë anëtar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka thënë Dedaj.

Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj, ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Lidhjes Demokratike (LDK) të Kosovës dhe asnjëherë nuk do të jetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Valon Dedaj ka…