Gjergj Dedaj kërkon drejtësi për Kosovën
Lideri i liberalëve të Kosovës, ish-ambasadori Gjergj Dedaj, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka plasur një fotografi me helmeta të ushtrisë jugosllave të bërë në fshatin e tij të lindjes në Guskë të Gjakovës të bërë menjëherë pas luftës në vitin 1999. Ushtria dhe policia serbe përpos shumë shqiptarëve të vrarë në fshatrat e Rekës së Keqe por dhe në të gjithë Kosovën, familjes Dedaj ia kanë vrarë 12 pjesëtar të saj.
Dhe për këtë shkak ish-ambasadori Dedaj jep një mesazh mjaftë domethënës për këtë fund tetor, kur po ka zhvillime politike etj, duke bërë të ditur se forcat serbe kanë bërë krime dhe gjenocid, por kurrë nuk munden dot t’i fshehin gjurmët e krimit!. Madje Dedaj ka kërkuar edhe Drejtësi për Kosovën.
“Drejtësi për Kosovën! Në vendlindjen time, në Guskë të Malësisë së Gjakovës, forcat serbe bënë krime dhe gjenocid, por nuk munden dot t’i fshehin gjurmët e krimit!
Në vendlindjen time, në Guskë të Malësisë së Gjakovës, forcat serbe bënë krime dhe gjenocid, por nuk munden dot t’i fshehin gjurmët e krimit!”, ka shkruar Dedaj.\S.Z.