Gjergj Dedaj merr konfirmimin se është pranuar ambasador në Maqedoni
Gjergj Dedaj është pranuar nga shteti i Maqedonisë për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës si ambasador në këtë shtet.
Lajmin e ka konfirmuar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë ti tij:
Do të jem ambasador i devotshëm dhe dinjitoz, i Kosovës në Maqedoni
Falënderoj presidentin Thaçi për dekretimin tim, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shkup, si dhe një falënderim për presidentin e Republikës së Maqedonisë Ivanov, për nënshkrimin e dekretimit tim, në këtë mision të rëndësishëm shtetëror.
Thellimi i bashkëpunimit dhe miqësisë me Republikën e Maqedonisë, do mbetet prioritet i angazhimit tim ne Shkup!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1419564504845182&set=a.115621675239478&type=3&eid=ARAyicSH_ofkTx0ptlsP4iQbVmvpLKH2y4fHv6K-JjWtaHtbOWVsX-ORnfBEj6UCEmL9ymRFyySD_F07